Telegrafi

Kushti i Alves për t’iu bashkuar Arsenalit: Të paguhet 200.000 funte në javë

Dani Alves (Foto: Pedro Vilela/Getty Images/Guliver)

Dani Alves është i interesuar që t’i bashkohet Arsenalit dhe është i gatshëm të pranojë zvogëlim të rrogës – bëjnë të ditur mediat angleze.

Braziliani është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ndërsa për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe Manchester City, Tottenham Hotspur dhe Interi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dani Alves

Por, sipas The Sun, 36-vjeçari dëshiron të punojë sërish me Unai Emeryn, mirëpo paga e tij mund të paraqesë problem për Topçinjtë.

Dani Alves (Foto: Bruna Prado/Getty Images/Guliver)

Alves është paguar 230.000 funte (254.530 euro) në javë te PSG, ndërsa është pajtuar që ta ulë pagën e tij në 200.000 funte (221.360 euro) në javë për të luajtur te Arsenali.

Megjithatë, pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i klubit anglez nëse do të nënshkruajë me mbrojtësin e djathtë, i cili ka fituar gjithçka në karrierë me klube. /Telegrafi/