Telegrafi

Kushtëzimi me pronat e Manastirit të Deçanit, Tomë Gashi: Albin Kurtit ia lanë “pataten e nxehtë” në dorë

Avokati Tomë Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me zbatimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Gashi në RTV Dukagjini ka thënë se është e çuditshme se si ka mundur t’i kalojë të gjitha etapat e drejtësisë vendimi për t’ia kaluar Manastirit të Deçanit ato prona.

“Si i jepet dikujt tokë me dokumente të Millosheviqit. Qysh pas luftës sipas dokumenteve të UNMIK-ut çdo vendim diskriminues është dashur të anulohet. Për mua për arsye të panjohura vendimi i ka kaluar të gjitha instancat e drejtësisë”, ka deklaruar Gashi.

Lexo po ashtu Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit, “kompromisi” që duhet të bëjë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës

“Albin Kurtit ja kanë lënë në dorë patatet e nxehta. Por nuk është problemi kryesor zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, por shumë më e rëndë është çështja e Asociacionit”, shtoi Gashi.

Ndryshe gjatë ditës është raportuar se Kosovës duket se i është vendosur një kusht i ri për të avancuar në procesin e anëtarësimit të Këshillin e Evropës.

Burime brenda institucioneve të Kosovës i kanë thënë Telegrafit se një ndër kushtet kryesore për t’u marrë për bazë aplikimi i Kosovës në KiE është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit./Telegrafi/