Telegrafi

Kushtet e transferimit të Coutinhos te Bayerni

(Foto: Twitter/FC Bayern Munchen)

Philippe Coutinho e ka kompletuar transferimin e tij nga Barcelona te Bayern Munichu, ku do të qëndrojë së paku deri në fund të sezonit.

Futbollisti brazilian do ta kalojë edicionin 2019/2020 në Bundesliga dhe kontrata e tij është valide deri më 30 qershor 2020.

Porse, kampioni gjerman e ka të drejtën që ta bëjë të përhershëm transferimin, por që të ndodhë kjo duhet të paguajë 120 milionë euro, transmeton Goal.

Lexo po ashtu Zyrtare: Coutinho nënshkruan për Bayernin

Bayerni tashmë ia ka paguar Barcelonës 8.7 milionë euro vetëm për huazimin e lojtarit dhe do ta paguajë rrogën e tij të plotë për një sezon.

Pas largimit nga Katalunia, 27-vjeçari pritet që të nisë një aventurë të re në Bundesliga, pas dështimit që t’i tregonte pritshmëritë në Camp Nou që nga transferimi prej Liverpoolit. /Telegrafi/