Telegrafi

Kushta: Dallimi ndërmjet Kombëtares shqiptare dhe përfaqësueses së Kosovës është trajneri

Ish-futbollisti shqiptar, Sokol Kushta, e ka komentuar humbjen prej 0-6 të përfaqësueses së Kosovës nga Kroacia në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Po të vije re Kosovën do ta dalloje shumë çdo me thënë trajner”, ka nisur ai bisedën për Panorama rreth humbjes së thellë të Kosovës nga Kroacia.

Lexo po ashtu Humbje e thellë e Kosovës (Foto/Video)

“Kosova është si një dhëndër i ri që nuk di si t’i menaxhojë energjitë dhe vjen fundi, zero. Në lojë nuk ka gjeneralë”.

“Diferenca me Kombëtaren tonë (të Shqipërisë) ishte se ne kemi De Biasin trajner”.

Lexo po ashtu Udhëtoi me veturën dhe shpenzimet e tij nga Greqia për në Shqipëri ku i shënoi gol Spanjës, ndërsa sot nuk merr as biletë për ta shikuar lojën (Foto)

“Bunjaku duhet të zbresë në tokë dhe të mos harrojë se jemi te kombëtaret e vogla dhe nuk mund të luajë kundër Kroacisë si i barabartë, pa rregull, anarki dhe secili të bëjë sipas kokës së vet. Besoj se e mori mësimin e parë”, ka thënë Kushta.