Telegrafi

Kushëriri i Messit, Maxi Biancucchi: Leo do shkojë te një skuadër që luan futboll të bukur

Lionel Messi është shumë afër të largohet nga Barcelona në këtë verë.

Tashmë janë bërë të ditura të gjitha raportet e ylli argjentinas me klubin katalunas dhe ato nuk janë aspak të mira.

E gjithë kjo situatë vije nga një rrëmujë që cilësohet të jetë krijuar nga presidenti Josep Maria Bartomeu.

Kushëriri i Messit, Maxi Biancucchi në një intervistë për Marca ka thënë se 33-vjeçari mund të largohet nga Camp Nou, pasi nuk është i lumtur.

“Nëse Leo largohet nga Barcelona, ai e bënë këtë pasi nuk është i lumtur dhe gjërat nuk po shkojnë mirë për skuadër”, ka thënë ai.

“Nuk kam menduar se ai do të largohej ndonjëherë nga Barcelona, mirëpo është duke kërkuar diçka që do ta bënte të lumtur”.

“Ai i ka të drejtat e tij. Ata (Barcelona) duhet të dalin në vendin e tij dhe të shikojnë se si ndihet”.

“Unë e shoh atë duke shkuar te një skuadër ku luhet futbolli i bukur. Mbi të gjitha skuadrat që janë përmendur, Manchester City i përshtatet atij”.

“PSG është po ashtu një skuadër e mirë, por do të shohim, shpresoj që ku do që të shkojë, të ndihet mirë dhe të jap më të mirën”, ka shtuar më tej Biancucchi.

Manchester City besohet se është shumë afër transferimit të Messit dhe transferimi mund të mbyllet qysh në ditët e para të shtatorit. /Telegrafi/