Kushëriri i Lionel Messi, Maxi Biancucchi ka rrëfyer se ai do të donte të shihte largimin e argjentinasit nga Barcelona, por paralajmëroi se askush nuk e di të ardhmen e tij.
Massimo Moratti u përpoq ta merrte Messin në Inter kur ishte President dhe aktualisht po drejton thirrjet që ai të bashkohet me Nerazzurrët.
Edhe kushëriri i Messit, Biancucchi, duket që e aprovon këtë veprim, edhe pse nuk mund ta sheh se do të ndodh.
“E vërteta është se kjo është diçka shumë personale, por askush tjetër nuk e di të ardhmen e tij, vetëm vet Messi”, ka thënë fillimisht Biancucchi për FootballNews24.
“Personalisht, unë do të doja ta shikoja atë të luante për një ekip tjetër, siç dëshirojnë shumë nga tifozët e tij, për t’u treguar atyre që pretendojnë se Messi është i mirë vetëm për Barcelonën, që ata kanë gabuar”.
“E vërteta është se një gjeni si ai mund të luajnë mirë kudo”.
“Sinqerisht, nuk e shoh atë në Itali. Mendim i imi do të ngjall dyshime por, siç thashë më parë, vendimi është vetëm i tij”.
“Ëndrra ime, nëse duhet të jem i sinqertë, është ta shoh atë duke veshur bluzën e Newell’s Old Boys”, përfundoi kushëriri i Messit. /Telegrafi/