Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Oscar, është shumë e veçantë për të gjithë kosovarët.
Filmi “Shok”, film kosovar i nominuar për kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër nga Akadamia e Filmit Oscar, mund t’ia sjellë Kosovës një çmim prestigjioz kinematografik, të parritur ndonjëherë më parë.
Por nëse Shok fiton çmimin e e fiton garën me katër filmat e tjerë të shkurtër që janë të nominuar, kush do t’ia ndajë çmimin ekipit?
Sipas raportimeve në mediat e huaja, çmimin për djemtë e “SHOK”, do ta ndajë një aktor po aq i ri sa ata.
Është ai Jacob Tremblay, djaloshi kanadez 9 vjeçar, që luan në filmin “Room”, i ominuar për kategorinë e filmit më të mirë.