Site icon Telegrafi

Kush do të udhëheqë me dialogun, Thaçi: Nuk jemi në garë mes veti, para Serbisë gjithmonë kemi qenë të bashkuar

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media, ka thënë se përball Serbisë gjithmonë kemi qenë të bashkuar.

Thaçi i pyetur se kush do të udhëheq me procesin e dialogut, tha nuk jemi në garë mes vete por jemi për ta plotësuar njëri-tjetrin.

“Ne përball Serbisë gjithmonë keni qenë të bashkuar. Sa herë që kemi qenë të unifikuar dhe të bashke koordinuar si institucione kemi dalë mirë. Ne nuk jemi në garë për ballë Serbisë jemi për tu koordinuar me njëri-tjetrit dhe për të pasur një platformë të qartë që lëviz procesin përpara në realizimin e objektivave tona”, tha Thaçi.

Thaçi shtoi se synojnë që ky proces të përmbyllet suksesshëm nga ana e SHBA-ve në koordinim me BE-në dhe të kemi njohje reciproke.

“Ky është synimi i të gjithëve në Kosovë e jo  gara mes veti por për tu plotësuar me njëri-tjetrin”, u shpreh presidenti. /Telegrafi/

Exit mobile version