Site icon Telegrafi

Kush do të fitojë Eurovisionin këtë vit?

Sot nis zyrtarisht festivali i njohur, Eurovision Song Contest, i cili po mbahet në Malmo të Suedisë pas fitores së Loreen në edicionin e vitit të kaluar.

Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” e cila pritet të vijë me një performancë elektrizuese.

Duke qenë se në finalen e madhe të Eurovisionit do të jenë 26 vende garuese për çmimin e parë, cilat mund të zënë potencialisht vendin e parë?

Pas raportimeve të shumta dhe analizave, Sky News ka renditur top tre vendet që mund ta fitojnë Eurovisionin këtë vit.

Sipas mediumit britanik, vendi i parë potencial që mund të fitojë Eurovisonin këtë vit është Kroacia me përfaqësuesin e tyre Baby Lasagne, me këngën “Rim Tim Tagi Dim”, njëherë një këngë tejet e popullarizuar.

Një tjetër vend që mund të fitojë festivalin këtë vit është edhe Zvicra me përfaqësuesin e tyre Nemo që do të këndojë këngën “The Code”.

Ndërkohë, një këngë që po ashtu po rritet në popullaritet është kënga e përfaqësuese së Ukrainës Teresa & Maria që këndohet nga Alonya Alonya dhe Jerry Heil dhe mund ta rrëmbejnë çmimin e parë këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version