Telegrafi

Kush shikohet më shumë, Super Bowl apo Kupa e Botës? Diferenca është e thellë

Derisa amerikanët e kanë pritur me entuziazëm të madh finalen e Super Boël të 56-të, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për evropianët.

Një ngjarje spektakolare që përfundoi me triumfin e Los Angeles Rams ndaj Cincinnati Bengals, më shumë u përfol për përformancën e Snoop Dogg, 50 Cent, Eminem, Dr. Dre e disa të tjerë, se sa vetë përballjen mes dy skuadrave në kontinetin e vjetër.

Por, pyetja është se kush shikohet më shumë, një finale e Super Bowl apo Kupa e Botës që organizohet nga FIFA?

Lexo po ashtu Shfaqje e jashtëzakonshme në ‘Super Bowl’ - Dr. Dre, Eminem, Mary J Blige, Snoop Dogg dhe 50 Cent ndezin skenën me hitet e tyre

Epo kjo pyetje merr përgjigje të shpejtë, pasi të gjithë numrat janë regjistruar se kush merr më shumë vëmendje, apo thënë më ndryshe kush shikohet më shumë.

Finalja e Kupës së Botës FIFA, e luajtur çdo katër vjet për të kulmuar një turne njëmujor me 32 kombe, është me të vërtetë loja më e madhe në botë, duke arritur rregullisht më shumë se një miliard njerëz në të gjithë globin.

Lexo po ashtu Los Angeles Rams fituan finalen dramatike të Super Bowl ndaj Cincinnati Bengals

Sipas FIFA-s , finalja e Kupës së Botës në vitin 2018 mes Francës dhe Kroacisë arriti një audiencë mesatare live prej 517 milionë shikuesish, me më shumë se 1.1 miliard njerëz që shikuan në mbi 90 minutat e saj.

Super Bowl 2021 zbehet në krahasim, pasi ka pasur një shikueshmëri mesatare televizive prej 91.6 milionë në SHBA plus rreth 30 deri në 50 milionë shikues në mbarë botën.

Andaj, kjo mbetet të vlerësohet më tej nga ju se cila vlen më shumë. /Telegrafi/

Foto: statista.com