Podcasti “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit do të jetë më ndryshe në këtë javë.
Gazetarët Lavdim Pireva, Romak Zeqiri dhe Shkumbin Pireva kanë diskutuar tema të ndryshme në këtë episod.
Në këtë seri të “Arena e Yjeve”, u diskutua tema se kush rrezikon më shumë të bie nga Superliga e Kosovës.
Bisedohet po ashtu edhe çështja e formës së Ballkanit dhe a mundet të futet në garë për titull me Orges Shehin.
Malisheva në vendi e tretë, a është befasi dhe kush mund të shitet nga ky ekip dhe Prishtina e Cavallit – ku gaboi dhe pse mbeti prapa për titull kampion.
Po ashtu, është diskutuar edhe për arenën ndërkombëtare, ku analizohet për kampionatet dhe transferimet.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/