“Donald Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqe nëse mund t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës”.
Kështu thotë zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, sipas të cilit përfundimi i konfliktit do të çonte në një “të ardhme më të qetë”.
Trump ka deklaruar disa herë gjatë fushatës së tij presidenciale se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
President @realDonaldTrump should receive the Nobel Peace Prize if he succeeds in ending the conflict between Russia and Ukraine. In addition to saving lives, this resolution would leave us with a calmer future compared to what the Democrats have left us so far.
— Matteo Salvini (@matteosalvinimi) November 9, 2024
Por, ai nuk ka specifikuar se si do ta realizonte këtë.
“Donald Trump duhet të marrë çmimin Nobel për Paqe nëse arrin t’i japë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha Salvini në X.
“Përveç shpëtimit të jetëve, kjo rezolutë do të na linte me një të ardhme më të qetë në krahasim me atë që demokratët na kanë lënë deri tani”, shtoi ai. /Telegrafi/