Telegrafi

Kush po largohet nga Chelsea?

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka bërë të ditur se do të largohen edhe disa lojtarë nga Stamford Bridge, para fillimit të sezonit të ri.

Pas ndeshjes kundër Milanit në kuadër të ‘International Champions Cup’ në SHBA, trajneri italian theksoi se ka ide të qarta se si do ta udhëheqë skuadrën në sezonin e ri.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

“Është e rëndësishme për mua dhe për klubin që të bisedojmë dhe të marrim vendime për të gjithë lojtarët”.

“Në periudhën parasezonale kemi punuar me 30 futbollistë – katër portierë dhe 26 lojtarë. Na ka mbetur edhe një ndeshje kundër Werder Bremenit dhe pastaj duhet të marrim vendim”.

“Shpresojmë që të marrim vendimin më të mirë të mundshëm për klubin dhe për lojtarët”, ka deklaruar Conte. /Telegrafi/