Elita Rudi është bërë temë e përditshme e mediave rozë.
Mediat shqiptare vazhdojnë të raportojnë për një lidhje të bukuroshes së emisioneve televizive me top reperin, Gjiko.
Telegrafi zbuloi se çifti po qëndron në Kodrën e Diellit në Tetovë dhe po shijon dimrin në resortin e njohur të skijimit.
Në një postim në Instagram, bukuroshja pa asnjë pikë “make up” ka treguar se ka zemrën të ngrohtë.
Dhe natyrisht, zemrën e saj po e ngrohë reperi Gjiko, i cili po gjendet pranë saj në secilin moment.
Çifti ka disa muaj që kanë nisur një lidhje dhe për momentin janë shumë të lumtur. /Telegrafi/