Duke qenë se ka drejtuar që në edicionin e parë Big Brother Albania, moderatorja e ëmbël dhe simpatike, Arbana Osmani, sigurisht që ka arritur te ndërtojë një profil të vetin të suksesshëm dhe të pranueshëm prej fansave te show-t.
Kushdo që e ka ndjekur këtë show, me siguri që ka arritur të ndërtojë një binom të këndshëm dhe të pandashëm mes Big Brother dhe emrit të Arbanës.
Ne këtë kuptim, detyra që prezantuesi tashme gjithashtu i njohur Ledion Lico mori përsipër sigurisht që nuk ishte e lehtë, përkundrazi, ajo ishte një sfide e dyfishtë jo vetëm përballë asaj që prezanton gjithnjë një spektakël me përmasa si ai i Big Brother Albania, por edhe përballë këtij “dueli” në distancë me kolegen e tij.
E pra për të kuptuar ëe mire se cila do të ishte preferenca e publikut mes këtyre dy moderatorëve, në seksioni gossip te portalit ikub, kishim ndërtuar një sondazh në lidhje me preferencën e publikut.
Në sondazh morën pjesë 992 të interesuar dhe 78 për qind e pëlqimeve kanë shkuar për Arbanën, ndërsa pjesa tjetër për Ledionin, përkatësisht 22 për qind. /Telegrafi/