Të djegur dhe të thyer e ka gjetur veturën e tij, Oliver Ivanoviq, mëngjesin e së premtës, para banesës në veri të Mitrovicës.
Kjo vepër e cila ende nuk dihet nga kush është kryer, bëri që politikani serb i Kosovës, të dalë në konferencë të jashtëzakonshme për media, njofton Klan Kosova.
Gjatë sqarimit të tij Ivanoviq ndaj të cilit ka proces për krime lufte ndaj shqiptarëve, thotë se këta të fundit ai i përjashton krejt nga lista e dyshimeve për atë çka i ndodhi.
Ndërkohë sipas, Dragisha Milloviq, ish-kryetar i Komunës së Zveçanit thotë se këto kërcënime po bëhen me qëllime politike.
“Këto djegie që po bëhen mendoj se janë të koordinuara mirë, që neve të na dërgohet porosi politike që nuk po duan të na shohin së bashku, ata mendojnë që po behët një koalicion gati mes neve në Kosovë, nga kjo dikush nuk po ndihet i sigurt se ne po ja prishim strofullin në veri”, ka thënë Milloviq, njofton Klan Kosova
E Ivanoviq, vazhdoi të thotë se sa të pasigurt sipas tij janë banorët e veriut Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit.