Telegrafi

Kush mund ta kishte besuar, Ramos kacafytet me një lojtar të Real Madridit

Sevilla dhe Real Madrid janë duke luajtur në “Sanchez Pizjuan” sfidë kjo e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit spanjoll.

Edhe sot si çdo herë tjetër, në këtë sfidë pati momente tensionimi mes lojtarëve nga të dy anët.

I tillë ishte edhe ai mes ish-legjendës së Real Madridit, Sergio Ramos dhe Antonio Rudiger.

Teksa të gjithë ishin në pritje të ekzekutimit të rivënies nga këndi, Rudiger shtyu Ramosin në zonë, gjë që acaroi këtë të fundit dhe bëri që mes të dyve të kishte një kontakt fizik.

Fatmirësisht, situata nuk eskaloi pasi aty ishin lojtarët tjerë që nuk lejuan që situata të përshkallëzohej edhe më tutje.

Pas pjesës së parë, rezultati mbetet pa gola 0-0 teksa pritet një pjesë e dytë edhe më e zjarrtë./Telegrafi/