Telegrafi

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë banori i dytë që do të largohet nga Big Brother VIP Kosova 2?

Në Big Brother VIP Kosova 2 veçse kanë filluar përplasjet, historitë interesante e po ashtu edhe ngacmimet në mes të banorëve.

Ndonëse janë bërë tre javë që nga nisja e këtij spektakli, këtë periudhë ka pasur zhvillime të shumta.

Tashmë nga ky format është larguar një konkurrente, bukuroshja nga Gjakova, Brikenda Karricaj.

Këtë javë, në nominim janë gjithsej shtatë banorë, tre prej të cilëve shkuan direkt pasi u shpallën më pak të preferuar nga publiku.

Linda Halimi, Monika Salihu, Ledi Vokshi, Meti Alshiqi, Gani Gërmia, Santiana e Ylli Dervishi – janë të nominuarit e kësaj jave në BBVK.

Njëri prej tyre pritet që të lë shtëpinë të premten dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. Telegrafi ka realizuar një sondazh për të pyetur lexuesit se ‘Kush mendojnë se do të largohet nga Big Brother këtë javë’.

*Ky sondazh është i realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.