Telegrafi

Kush ka shënuar më së shumti gola në El Clasico?

Ditën e shtunë me fillim në ora 20:30 do të zhvillohet El Clasico e 172, ku real Madrid ka 71 fitore kundrejt 68 të Barcës, ndërsa 32 janë nda të barabartë.

Lionel Messi është futbollisti që ka realizuar më së tepërmi gola në “El Clasico” kundër Real Madridit në dhjetë vitet e fundit.

Argjentinas ka shënuar 14 gola kurse pas tij vjen Cristiano Ronaldo, i cili ka vetëm me shtatë gola.

Ndërsa në histori të Realit, Alfredo di Stefano ka realizuar po aq gola sa Messi në derbin spanjoll. /Telegrafi/