Pas premierës së serialit dokumentar, “Soy Georgina”, që flet për jetën e të dashurës së Cristiano Ronaldos, publiku vazhdon të interesohet për të shkuarën e Georgina Rodriguez.
Veçanërisht ka qenë interesante për mediat britanike të hetonin se cilët ishin prindërit e saj dhe doli se historia për ta ishte më interesante nga sa prisnin. Babai i bukuroshes ishte argjentinas dhe nëna e saj spanjolle.
Jorge Rodriguez ka qenë mbret i kokainës dhe kanabisit, i cili kaloi dhjetë vjet në burg. Ai e kreu dënimin në Spanjë për dy vepra penale.
Babai i Georginas u dënua me 11 vjet burg në vitin 2003 për planifikimin e kontrabandës së kokainës nga Spanja në Francë.
Edhe pse u lirua me kusht nga burgu në vitin 2008, ai u rikthye shpejt papa grilave, pasi me bashkëpunëtorët e tij kontrabanduan kanabis nga Maroku në Spanjë.
Jorge u nda nga jeta në vitin 2019 në moshën 70 vjeçare. Thuhet se kishte vuajtur nga komplikimet pas një goditjeje në tru që pati dy vjet e gjysmë para vdekjes.
Nëna e Georginas është Ana Maria Hernandez, për jetën e të cilës nuk dihet shumë, por dihet se aktualisht jeton në Itali. /Telegrafi/