Bashkë me kombëtaren shqiptare në Tiranë janë kthyer edhe policët shqiptarë që shoqëruan skuadrën gjatë të gjitha ditëve të qëndrimit në Francë.
Ishin 5 oficerë policie, nga më të mirë shqiptarë.
Caktimi i tyre erdhi pas një kërkese të vetë autoriteteve franceze, të cilat ia kanë kërkuar këtë çdo shteti pjesëmarrës në Euro 2016.
Gjatë gjithë kohës, ata kanë qëndruar pranë stafit të kombëtares, ku nuk kanë humbur mundësinë të realizojnë edhe disa foto me “heronjtë shqiptarë” të Evropianit, shkruan TCH.
Tashmë që kombëtarja shqiptare e përfundoi aventurën e saj në Euro 2016, misioni i oficerëve shqiptarë cilësohet i përmbushur me sukses.