Reperi i njohur Lyrical Son ka pak kohë që ka publikuar këngën e tij më të fundit “I re pishmon”, e cila që në dalje zgjoi interes të madh tek publiku.
Aktualisht ai dhe Mc Kresha janë shumë të angazhuar me koncerte, javën e kaluar ata ishin të ftuar për të kënduar edhe në “Beer Fest” në Prishtinë, i cili pas përfundimit të performancës së tyre u shënua me një incident.
Lyrical Son është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale. Së fundmi ai ka postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një foto ku shihet pranë dy personave shumë të veçantë të tij.
Personat në foto janë motra dhe vëllau i tij, të cilët ai i quan drejtora, dhe në fakt fotoja është realizuar nga ambientet e tyre të punës./Telegrafi/