Shumë prej gazetarëve shqiptarë kanë vërtet fitime shumë të larta, të cilat luhaten nga 30 milionë Lekë deri në 1.5 milionë Lekë.
Ndër gazetarët më të paguar është drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu.
Flitet që gazetarët në Shqipëri nuk kanë pagesa të mira, por ka edhe nga ata që paguhen shumë në krahasim me nivelin në të cilin jetojmë.
Sigurisht që më të famshmit janë më të paguarit.
Jo se janë me të vërtetë më të mirët, por fama që kanë krijuar dhe lidhjet me pushtete të ndryshme i kanë bërë “ajkën” e gazetarisë.