Këngëtarja e “Xixillonjave”, Gili, ka qenë e ftuara e radhës në rubrikën 60 sekondëshe të emisioni Prive.
Në vetëm një minutë, ajo iu është përgjigjur disa pyetjeve, që kanë të bëjnë me jetën e saj personale.
Tregoi se Iliri për të është strumbullari i gjithë të mirave, ka pasur një sezonë të suksesshme dhe se nuk di t’i ndajë dy djemtë e saj.
Fundi i intervistës ishte rezervuar si gjithnjë për pyetjet pikante.
E pyetur nëse është e dhuntë pas seksit, Gili e turpëruar dhe duke qeshur tha “Jo”.
Ndryshe, ajo vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret ikonë të muzikës moderne shqiptare ndër vite. /Telegrafi/