Telegrafi

Kush i’a qëlloi nga agjencitë për rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni? (Foto)

Agjencia “Rating”, thotë se me saktësi të madhe ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve me një diferencë mesatare të gabimit prej vetëm +/-0.9%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se ky është parashikimi më i saktë i publikuar para zgjedhjeve në krahasim me të gjitha agjencitë dhe institutet tjera të cilat i publikuan rezultatet. Anketa e cila “Rating” e ka prodhuar për 24Vesti, u publikua më 2 dhjetor, kurse është bërë nga 25 deri më 30 nëntor me metodën ballë për ballë me 1200 anketues.

‘Besoj se këto zgjedhje ishin jashtëzakonisht të vështira për tu parashikuar, por dëshmuam se edhe në kushte të tilla sondazhet mund të jenë shumë të sakta. Bazuar në përvojën e vitit të kaluar dhe metodologjinë e saktë, ne kemi arritur me saktësi të lartë të masim rejtingjet. Kjo konfirmon se sondazhet mbeten mjet më i mirë për matjen e disponimit të zgjedhjeve, por dhe se janë sfida më e madhe për studiuesit për shkak të kompleksitetit të të gjithë procesit, nga projektimi deri te implementimi i studimit’, tha Nikolla Spasov, drejtor i “Rating”.

Shpjegim i llogaritjes: Përqindjet janë llogaritur nga votuesit e caktuar në secilën nga anketat. Përqindjet e KSHZ-së jan prej 97% të stacioneve të vendvotimit. Përpunimi i mëtejshëm nuk do të ndryshojë asgjë të rëndësishme në këtë analizë. Sipas tabelës në vijim, mund t’i krahasoni rezultatet e tanishme nga KSHZ me rezultatet e realizuar nga isntitute të ndryshme për rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni. /Telegrafi/