Kombëtarja e Futbollit udhëtoi sot nga Rinasi drej Tiranës me autobusin e hapur që i mahniti të gjithë. Por, i kujt ishte autobusi?
Zëvendëskryeministri i qeverisë së Maqedonisë, Festim Halili, është ai që u ka ardhur në ndihmë autoriteteve shqiptare në këtë ditë, duke ua dhënë hua këtë autobus.
Shqipëria nuk kishte një autobus të këtij lloji formati, prandaj kërkoi fillimisht mbështetjen e italianëve.
Duke qenë se ata vonuan në një përgjigje, Halili që është edhe një tifoz i Kombëtares, e siguroi autobusin duke e marrë prej Ndërmarrjes Publike të Transportit në Shkup.