“Budallakitë” e Balotellit s’kanë të ndalur.
Sulmuesi italian, Mario Balotelli, me veprimin e tij më të fundit i ka ulur vetes ato pak shanse që i kanë mbetur për të gjetur një skuadër të re para nisjes së sezonit.
Lojtari i Liverpoolit është fotografuar duke tymosur cigare gjatë pushimeve të tij në Itali. Ajo që të dhemb më shumë nga kjo ngjarje – duke marrë parasysh se sa lojtar i madh do të ishte ky njeri, po t’i kishte mendtë në kokë – është se ish-sulmuesi i Milanit nuk duket se do t’ia dijë shumë nëse dikush po e sheh duke thyer rregullat.