Në futboll ka qarkullim të parave si asnjëherë më parë në këto vitet e fundit.
Dy agjentët më të njohur dhe më të përfolur të futbollit janë Jorge Mendes dhe Mino Raiola.
Këta dy në vitet e fundit i mbyllin marrëveshjet më të shtrenjta në futboll.
I fundit është ai i Romelu Lukakut që u bë zyrtar për 85 milionë euro te Manchester United. Lojtarë në pronësinë e Raiolas.
Por nëse të dy agjentët do të kishin nga një skuadër me lojtarët që i menaxhojnë si do të dukeshin?
Formacioni i Jorge Mendes kushton 865 milionë euro
Mendes njihet si agjenti më i mirë në botë. Ai është pronar i kompanisë ‘Gestifute’.
Ai ka bërë disa lëvizjet të forta në vitet e fundi, ndërsa për lojtarët e tij si Angel Di Maria janë paguar total 179 milionë euro për transferimet e tij (Benfica –Real M.-Man Utd. – PSG).
Pastaj vjen James Rodriguez me 128 milionë euro (Porto –Monaco, Real M.), Cristiano Ronaldo me 113 milionë euro, dhe Falcao me 103 milionë euro.
Formacioni i Mino Raiolas me shitje kushton 583 milionë euro
Agjenti italiano-holandez ka në pronësi disa prej talenteve më të mirë në qarkullim.
Paul Pogba dhe Romelu Lukaku për lëvizjet e tyre te Manchester United kushtuan 190 milionë euro.
Zlatan Ibrahimovic për transferimet e tij poshtë e lartë, janë paguar 169 milionë euro. Pastaj vije Mario Balotelli që për të klubet paguan 69 milionë euro.
Henrikh Mkhitaryan është i fundit nga të shtrenjtit me 69 milionë euro transferime te Borussia Dortmun dhe Manchester United. /Telegrafi/