Site icon Telegrafi

Kush është Stormy Daniels – aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Stormy Daniels, e lindur në Luiziana, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, është aktore e filmave për të rritur që ka bërë paraqitje edhe në filmat e Hollivudit.

Gjyqi përqendrohet në 130 mijë dollarë (120 mijë euro) që ajo u pagua për të heshtur rreth marrëdhënies seksuale me ish-presidentin amerikan, Donald Trump në një hotel në Lake Tahoe në vitin 2006 – dhe nëse pagesa ishte kryer në mënyrë të rregullt.

Lexo po ashtu Faqja për të rritur 'Pornhub' shënon rritje të madhe kërkimesh me emrin e Stormy Daniels pas arrestimit të Trump

Gruaja e Trumpit, Melania Trump, nuk ishte në këtë vend pasi ajo sapo kishte lindur, raporton skynews.

Ish-presidenti amerikan, 77 vjeç, mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Daniels, transmeton Telegrafi.

Daniels, tani 45 vjeçare, ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje që kur akuzat e Trumpit u bënë publike, por ajo nuk ka frikë të përballet me të në gjykatë.

Ajo i tha The Times vitin e kaluar se aktakuza e Trumpi ishte “monumentale dhe epike”.

Lexo po ashtu Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels flet për herë të parë pas arrestimit të Tumpit: Mbreti u rrëzua nga froni

Por ajo shtoi se “ana tjetër e saj është se do të vazhdojë të ndajë njerëzit.

“Ai tashmë ka nxitur një trazirë dhe ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim. Sido që të jetë rezultati, ai do të shkaktojë dhunë dhe do të ketë lëndime dhe vdekje. Ka shumë mundësi që të vijnë shumë të mira nga kjo. Por sido që të jetë, shumë të këqija do të vijnë gjithashtu prej saj”, pohoi aktorja.

Stormy Daniels ka përshkruan atë që ndodhi më pas në dhomën e hotelit.

Ajo thotë se e gjeti Trumpin në shtrat kur hapi derën e banjës. Ai kishte veshur vetëm pantallonat e shkurtra dhe një bluzë.

Aktorja më herët i kishte thënë gjykatës se nuk kishte pirë alkool gjatë takimit të tyre. Trump nuk mbante prezervativ dhe kjo ishte shqetësuese, thotë Daniels, por shton se ajo nuk “tha asgjë” gjatë takimit.

“Po përpiqesha të mendoja për ndonjë gjë tjetër përveç asaj që po ndodhte atje”, thotë ajo.

“I kisha hequr rrobat dhe këpucët. Hoqa sytjena. Ne kryem marrëdhënie në pozicion misionar”, thotë Daniels.

E pyetur nëse i kujtohet se si i janë hequr rrobat, ajo thotë jo. “Gjëja e vetme që di është se unë isha në shtrat”, dëshmon ajo.

Prokurorja Susan Hoffinger po përpiqet të nxjerrë më shumë detaje, por kundërshtimet janë të qëndrueshme.

Stormy Daniels thotë se i kujtohet se ishte ulur në fund të shtratit pas marrëdhënies. Ajo thotë se “ishte vërtet e vështirë të vesh këpucën time, sepse duart më dridheshin shumë”.

“Unë u largova aq shpejt sa munda. Kjo ishte ajo,” thotë ajo.

Ndërkohë, Trump i ka bërë me shenjë avokates së tij, Susan Necheles që të kundërshtojë pretendimet e aktores Daniels, duke sugjeruar se ajo po gënjen.

Ndryshe, Daniels ka deklaruar se Trumpi më pas e ka telefonuar rregullisht pas takimit të tyre – ndonjëherë dy deri në tre herë në javë. /Telegrafi/

Exit mobile version