Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Genoas në kuadër të Kupës së Italisë.
Me këtë fitore Zonja e Vjetër kalon në çerekfinale, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Sassuolo – Spal.
Dejan Kulusevski dhe Alvaro Morata shënuan golat për Juventusin në fillim të ndeshjes, por Genoa u kundërpërgjigj me golat e Lennart-Marten Czyborra dhe Filippo Melegonit.
Ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa trajneri bardhezi Andrea Pirlo ia kishte dhënë rastin për këtë ndeshje disa të rinjve.
Në mesin e tyre ishte edhe 21 vjeçarit tunizian Hamza Rafia, që ishte futur në ndeshje në minutën e 77-të kur rezultati ishte 2-2.
Ishte pikërisht ky i ri që shënoi golin e fitore në kohën shtesë, pikërisht në minutën e 105-të.
Interesante për Rafian është se kjo ishte ndeshja e parë e tij në ekipin e parë, ndërsa të dielën kishte luajtur për Juventus U23.
First goal for his first match. Hamza Rafia ⚪️⚫️#Juventus #JuventusGenoa #JuveGenoa #CoppaItalia #COPPAITALIAxESPN #Rafia pic.twitter.com/72ahiz7DgT
— Best of Serie A ?? (@BestOfSerieA) January 13, 2021
Tuniziani foli pas ndeshjes në mikrofonat e Rai Sport, ku tha së është shumë i lumtur për golin dhe debutimin, duke mos harruar ta përmend edhe Cristiano Ronaldon që sot e kishte në krahë.
“Është një ëndërr. Të dielën po luaja kundër Carrarese në Serie C, tani kam fituar me ekipin e parë në Kupën e Italisë”.
“Të luash me Ronaldon është një ëndërr. Golin ia kushtoj nënës sime, me siguri”, ka thënë ai.
Epo ky është futbolli, dje je në Serie C, sot në ekipin A të Juventusit dhe feston me Cristiano Ronaldon fitoren. /Telegrafi/