Site icon Telegrafi

Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Foto: YouTube

Akademia e Arteve gjithmonë mban një qëndrim të fortë ndaj atyre që shkelin kodin e saj të sjelljes.

Të heqësh një Oscar është praktikisht e pamundur – i vetmi rast daton në vitin 1969, kur filmi “Young Americans” mbajti shkurtimisht çmimin për dokumentarin më të mirë, por u skualifikua menjëherë pasi u përcaktua se ishte kualifikuar për vitin e kaluar.

Por Akademia ka gjetur mënyra të tjera për të ndëshkuar “shkelësit e Hollywoodit”.

Në dy dekadat e fundit, pezullimet dhe ndalimet janë bërë gjithnjë e më shumë dënime të zakonshme.

Më poshtë është një listë e të gjithë atyre që janë ndaluar të marrin pjesë në këtë ceremoni prestigjioze.

Harvey Weinstein

Harvey Weinstein

Ish-producenti amerikan i filmit Harvey Weinstein (72 vjeçar) është në “listën e zezë”. Atij iu ndalua hyrja në vitin 2017, pas akuzave për sulm seksual. Më pas ai u dënua me 23 vjet burg.

Bill Cosby

Bill Cosby

Aktori Bill Cosby gjithashtu u ndalua përgjithmonë pasi u dënua për sulm seksual në vitin 2018. Në prill 2018, ai u dënua për trafik droge dhe sulm seksual, dhe më vonë mori tre deri në dhjetë vjet burg.

Roman Polanski

Roman Polanski

Regjisori francezo-polak, Roman Polanski, u përjashtua përgjithmonë nga Akademia në vitin 2018 pasi pati një marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Polanski u largua nga ShBA në 1977 dhe shkoi në Francë pasi u deklarua fajtor për krimin. Që nga ndalimi i përjetshëm, Polanski nuk është nominuar apo lejuar të marrë pjesë në Oscar.

Will Smith

Pasi komediani Chris Rock bëri një shaka me gruan e Will Smith, Jada Pinkett-Smith, aktori doli në skenë dhe e goditi me shuplakë.

Gjegjësisht, Rock e krahasoi Jadan me Demi Moore në filmin “G.I Jane”, në të cilin ajo ka një kokë të rruar. Jada ka alopeci, një sëmundje që i ka shkaktuar asaj rënien e flokëve. Akademia vendosi një ndalim 10-vjeçar për aktorin për të marrë pjesë në ndonjë nga ngjarjet e organizatës, duke përfshirë Oscars.

“Unë pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë”, tha Smith menjëherë pas incidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version