Ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea-Castera është ende në qendër të vëmendjes pas një përqafimi me presidentin, Emmanuel Macron, që shumë menduan se ishte shumë intime. Përdoruesit e rrjeteve sociale e krahasuan atë puthje me puthjen e të dashurit.
Ajo është një ish-teniste profesioniste. Para se të bëhej ministre e Sportit, për një kohë të shkurtër ka qenë edhe ministre e Arsimit. Gjegjësisht, në janar të këtij viti Macron e emëroi Ministre të Arsimit, por në atë post ajo qëndroi për më pak se një muaj.
Macron e pushoi pasi u zbulua se ajo i kishte regjistruar fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe për shkak të komenteve të papërshtatshme për shkollat publike.
France’s Minister of Sport Amélie Oudéa-Castéra took a swim in the Seine river in Paris today.
She wanted to prove to the participants of the Paris Olympics that it will be safe for them to swim in the polluted river during the triathlon and other events pic.twitter.com/DekRkkQriG
— Visegrád 24 (@visegrad24) July 13, 2024
Në mesin e muajit korrik, ajo notoi në lumin Seine në Paris, gjë që donte të tregonte se lumi është mjaft i pastër për të mbajtur garat e notit në distancë dhe pjesën e notit të triatlonit në të gjatë Lojërave Olimpike.
Më herët ministrja deklaroi se mbajtja e konkursit në Sene do të jetë ngjarja e shekullit dhe se duhet të ndodhë për shkak të trashëgimisë franceze.
Kujtojmë se puthja e tyre ishte shënjestër e komenteve negative në rrjetet sociale, kryesisht për shkak se Macron është i martuar prej shumë vitesh me Brigitte, si dhe Amelie me bashkëshortin e saj Frederic.
“Dua të besoj se janë thjesht shumë miqësorë”, “E puth të dashurin ashtu. Turp”, ishin disa nga komentet në rrjetin social X. /Telegrafi/