Telegrafi

Kush është mashkulli që mban në prehër dhe përqafim Ritën? (Foto)

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rita Ora, është fotografuar nga paparacit teksa argëtohej me një mashkull misterioz në Los Angeles.

25-vjeçarja, e cila shpeshherë është pjesë e medieve rozë për lidhje të mundshme, është fotografuar në prehrin e një mashkulli dhe në disa momente tjera në të cilat shihet shumë afër tij.

Ndryshe, Rita më parë ka qenë në lidhje me Rob Kardashian, Calvin Harris dhe Ricky Hill.