Telegrafi

Kush është Maria Bove, modelja italiane që u pa duke u puthur me Robert Berishën

(Foto: Instagram/maria_bove_official)

Maria Bove e njohur si Mari J është një modele dhe influencere ndërkombëtare – shkruan në biografinë e publikuar në faqen e saj në internet.

E rritur në Vallata, një fraksion i vogël i provincës Avellino, ajo ka punuar si modele për të vazhduar studimet, të cilat i braktisi përkohësisht për t’iu përkushtuar tërësisht pasionit të saj – botës së modës.

Në vitin 2011 ishte finalistja italiane në garën ndërkombëtare ‘Miss Bota’ dhe filloi të ngjitej drejt suksesit.

(Foto: Instagram/maria_bove_official)

Pasi u bë fytyra e brendeve të popullarizuara dhe zbukuroi ballinat e revistave ndërkombëtare, në vitin 2020, Mari J vendosi të pushtonte Italinë dhe u bë ambasadore e bukurisë italiane në botë.

Lexo po ashtu Modelja italiane publikon video duke u puthur me Robert Berishën

Ajo u shndërrua si një protagoniste në shoubizin italian dhe modën, u bë mysafire në transmetues televizivë dhe u shfaq në artikuj të shumtë që flisnin për bukurinë e saj.

(Foto: Instagram/maria_bove_official)

I pëlqen shumë vallëzimi, këndimi dhe ushqimi i mirë, si edhe aktrimit. Krahas italishtes, flet rrjedhshëm edhe anglisht dhe frëngjisht. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/maria_bove_official)