Site icon Telegrafi

Kush është Mandi, shënjeshtra e Interit për edicionin e ri?

Interi është i lidhur me një transferim të mbrojtësit të Real Betisit, Aissa Mandi, por kush është mbrojtësi 29-vjeçar?

Mandi është bërë një nga emrat më të përmendur përpara afatit kalimtar të transferimit, pasi kontrata e tij me skuadrën nga La Liga skadon në qershor.

Raportime të shumta e kanë lidhur 29-vjeçarin me Nerazzurrët, të cilët i kanë ofruar algjerianit një marrëveshje me vlerë dy milionë euro në sezon, sipas Estadio Deportivo dhe Le Buteur.

Mandi thuhet se do të njoftojë për vendimin e tij për të lënë klubin aktual javën e ardhshme dhe Interi thuhet se është në pozicion të mirë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin.

Ai lindi në Francë, por me origjinë algjeriane, me këtë të fundit që zgjodhi të përfaqësonte në nivel ndërkombëtar.

Ish-mbrojtësi i Stade de Reims, i cili u transferua në Real Betis në korrik të vitit 2016, është një mbrojtës , i cili mund të operojë në të dy krahët e repartit, por preferon të luajë në mes.

Karriera e tij filloi në Francë me Reimsin dhe bëri debutimin e tij në Ligue 2 me ekipin e parë 11 vjet më parë.

Ai ishte i rregullt në formacionin startues në edicionin 2011-12 dhe ndihmoi skuadrën të fitonte promovimin në Ligue 1.

Pas gjashtë sezonesh dhe 169 ndeshjeve me Reims, ai u transferua në Real Betis për një shumë të raportuar prej 2.8 milionë euro.

Mbrojtësi gjithashtu kontribuoi me 14 gola gjatë kohës së tij me ekipin francez dhe vazhdoi të bënte përshtypje në Spanjë.

Mandi, i cili ka luajtur 24 ndeshje në La Liga këtë sezon, ishte Lojtari i Vitit në Betis në edicionin 2018-19 dhe ka luajtur 169 ndeshje me Los Verdiblancos që kur mbërriti pesë vjet më parë.

Mbrojtësi i gjithanshëm, është paraqitur 60 herë te Algjeria, fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2019, ku ai luajti së bashku me mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer. /Telegrafi/

Exit mobile version