Bota e showbiz-it filloi të rrotullohej që kur u raportua se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u ndanë pas katër vitesh së bashku.
A-Rod dhe JLo janë së bashku që nga viti 2017 dhe njoftuan fejesën e tyre dy vite më vonë, por mendohet se kanë kërkuar kohë për ceremoninë e tyre.
Derisa asgjë nuk është e qartë akoma, kjo vjen pasi ish-ylli i New York Yankees u përfol për një tradhti të mundshme me Madison LeCrit.
Ylli i “Southern Charm” mohoi aludimet lidhur me këtë duke shtuar se nuk ishin takuar asnjëherë personalisht.
“Ai kurrë nuk e ka tradhtuar të fejuarën e tij me mua”, deklaroi Madison për Page Six në muajin shkurt.
“Nuk dua asgjë të keqe për familjen e tij, apo për timen. Ne jemi padyshim të pafajshëm në këtë”.
Kush është Madison LeCroy?
Madison është bërë më e njohur për rolin e saj në shfaqjen “Southern Charm”.
31 vjeçarja kishte paraqitje të shkurtra në sezonet e mëparshme, para se të bëhej një anëtare e përhershme e kastit.
Stilistja më parë ishte e martuar me Josh Hughes për pesë vjet. Ish-çifti kanë një djalë tetë vjeç të quajtur, Hudson.
Ajo më pas filloi takimet me Austen Kroll dhe u martua sërish me Jay Cutler menjëherë pas ndarjes së tyre në 2019.
Çfarë ka ndodhur në mes Alex Rodriguez dhe Madison LeCroy?
Thashethemet filluan të vërtiteshin në fillim të vitit, duke u përfolur për nje lidhje mes Alex dhe Madison.
Madison i mohoi ashpër pretendimet dhe tha për Page Six se ata kurrë nuk ishin takuar personalisht.
Alex në anën tjetër nuk ka bërë publikisht ndonjë deklaratë për thashethemet, por një burim theksoi për Entertainment Tonight se ai ‘nuk e kishte takuar kurrë Madison dhe nuk e njeh atë’. /Telegrafi/