Këngëtarja Bebe Rexha tashmë ka një të dashur të ri – dhe më poshtë do ua zbulojmë se kush është ai.
Artistja me origjinë shqiptare befasoi ndjekësit këtë javë kur publikoi një fotografi në Instagram, përmes të cilës në një mënyrë zbuloi partnerin e ri.
Dhe pritja mori fund kur këngëtarja 31 vjeçare u pa duke u puthur me të.
https://twitter.com/BebeRexhaChina/status/1307169972813086721
Mashkulli misterioz, që ia rrëmbeu zemrën bukuroshes së njohur, është Keyan Safyari, por kush është ai në të vërtetë?
Këtu keni gjithçka që duhet të dini për të dashurin e ri të biondes:
Kush është Keyfan Safyari?
Keyan Safyari është producent, regjisor dhe kinematograf për filma artistikë, shfaqje televizive, reklama dhe video muzikore.
Safyari u diplomua në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në Northridge në studimet Bachleor për Regji Filmi.
Ai më pas formoi ‘Moving Images Entertainment’, një kompani e cila specializohet në të gjitha aspektet e prodhimit. I njëjti është i pranishëm edhe në Instagram, por e mban profilin e tij privat.
Sidoqoftë, biografia e tij thotë se është gjithashtu një fotograf, artist dhe lojtar hokej, i cili jeton dhe vepron në Los Angeles.
Keyan Safayari ka zyrtarizuar lidhjen me Bebe Rexhën
Të enjten (17 shtator) u konfirmua që Keyan Safyari është duke u takuar me këngëtaren Bebe Rexha, pasi dyshja u fotografuan duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.
Artistja nga Dibra zbuloi në një postim në Instagram se i ka blerë të dashurit Ferrari për ditëlindje, duke publikuar një fotografi të tyre të përbashkët.
Sido që të jetë, ajo vendosi një simbol të zemrës në fytyrën e tij duke i bërë kuriozë më shumë fansat për partnerin e saj.
Dhe pas gjithë bujës që bëri krijuesja e hitit “I’m A Mess”, vetëm pak më vonë u konfirmua romanca e dyshes së famshme.
Fansat uruan Bebe Rexhën për romancën e re
Fansat e kanë uruar Beben në Twitterin e saj, me shumë emocione për romancën e re.
“Bebe Rexha tashmë ka një të dashur dhe jam duke qajtur sepse e ka merituar”, shkroi një përdorues i Twitter.
“Jam shumë e lumtur për të”, shtoi një tjetër.
Derisa një i tretë vazhdoi, “Dyshja duken shumë të lumtur së bashku – urime Bebe”.
/Telegrafi/