Site icon Telegrafi

Kush është ‘fajtori’ në një tradhti jashtëmartesore (dhe jo vetëm)?

Tradhtitë mes një çifti te martuar mund të shkatërrojnë familje dhe jetë njerëzish, edhe nëse kjo është e paqëllimshme

Nisur nga rasti i Adam Levine, sot le të përqendrohemi në tradhtinë e burrave të martuar. Zakonisht, është krijuar ideja se mendimi i parë që u vjen grave kur mësojnë për tradhtinë është se “(ajo) iu vodhi bashkëshortin”.

Ndërsa kohët kanë ndryshuar, mesa duket, po ndryshojnë dhe po evolohen edhe qëndrimet e njerëzve rreth asaj se kush është përgjegjës për një tradhti!

Në një sondazh online në të cilin kanë marrë pjesë pothuajse 24,000 njerëz deri më tani, vetëm 2% e njerëzve fajësojnë vetëm vajzën për një lidhje.

Përqindja më e lartë e fajit shkon tek burri dhe “e dashura” së bashku me 34%, dhe faji i lihet vetëm atij me 31%.

Për më tepër, 26% e njerëzve fajësojnë të tre: edhe çiftin, edhe personin që u fut mes tyre.

Pra, gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se si burri ashtu edhe gruaja janë përgjegjës për mbajtjen e martesës së tyre.

Shumë njerëz kanë komentuar se nëse gruaja do të bënte “pjesën e saj” në marrëdhënie, një lidhje jashtëmartesore nuk do të ndodhte fare, ndërsa të tjerë pohojnë se një tradhtar do të jetë gjithmonë një i tillë, pavarësisht sesa e mirë është martesa.

Gjëja që bie më shumë në sy në rezultatet e këtij sondazhi është se ndryshe nga sa mund të kishit menduar më parë, shumë gra nuk fajësojnë ekskluzivisht “atë tjetrën”.

Thënë këto, ka ardhur koha të kuptojmë se tradhtia ndodh zakonisht mes dy njerëzve dhe për ata që thonë se edhe personi i tradhtuar ka faj, duhet t’i pyesim nëse kanë dëgjuar ndonjëherë se ekziston edhe një opsion tjetër? Ndarja!

Nëse ju nuk ndjeni më si më parë për dikë, josheni shpejt nga gjithçka tjetër dhe kërkoni emocione të reja, mund të ndaheni, pa lënduar më tepër personin që supozohej se e donit më shumë se gjithçka, shkruan Anabel.

E vërtetë se kur bëhet fjalë për ndjenja, mund të jetë e vështirë të drejtosh gishtin drejt “fajtorëve”, por ndonjëherë duhet t’i thjeshtëzojmë pak gjërat dhe t’i sjellim në bazë: Fajtorët e tradhtisë në radhë të parë janë pikërisht ata që tradhtojnë dhe jo ata që – tradhtohen. /Telegrafi/

Exit mobile version