Telegrafi

Kush është eksportuesi më i madh i veturave në Shtetet e Bashkuara

Jo, nuk është një kompani amerikane. BMW prodhoi gjithsej 433,810 automjete vitin e kaluar në fabrikën e saj në Spartanburg, Karolina e Jugut.

Nga këto, 257,876 u shitën jashtë Shteteve të Bashkuara, duke e bërë BMW eksportuesin më të madh të veturave në Shtetet e Bashkuara për të tetin vit radhazi.

Kjo do të thotë se nga viti 2021 do të thotë se fabrika amerikane e prodhuesit bavarez eksportoi pothuajse 60 për qind të të gjitha veturave që prodhonte në Spartanburg.

Fabrika e Karolinës së Jugut prodhon X3, X4, X5, X6 dhe X7, dhe këto automjete më pas arrijnë te klientët në 120 vende të botës, kryesisht përmes Charleston Harbor, ndërsa disa transportohen me hekurudhë në Kanada.

Automjetet nga Spartanburgu eksportohen kryesisht në Kinë (24.1 për qind), Gjermani (12.3 për qind), Korenë e Jugut (9.4 për qind), Kanada (5.6 për qind) dhe Mbretërinë e Bashkuar (5.4 për qind).

Megjithatë, fabrika është gjithashtu e rëndësishme për tregun amerikan, me 179,840 automjete të ndërtuara atje në vitin 2021 që përbëjnë më shumë se 53 për qind të shitjeve të markës BMW në Shtetet e Bashkuara. Modelet më të kërkuara ishin X3 dhe X5.

BMW hapi fabrikën e saj në Spartanburg në 1992. Aktualisht aty punojnë më shumë se 11 mijë punonjës, ndërsa kapaciteti maksimal është 450 mijë automjete në vit. /Telegrafi/