Konsiderohet të jetë njëri prej futbollistëve më të suksesshëm të përfaqësueses së Kosovës.
Fjala është për Arbër Zenelin, i cili gjatë këtij viti pati një performancë të shkëlqyer me klubin francez, por edhe me “Dardanët”.
Përveç karrierës së tij profesionale, Zeneli gëzon edhe një jetë të lumtur private që deri më tani e ka ruajtur me shumë fanatizëm. Por, 24 vjeçari mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar me fejesë lidhjen e tij me bukuroshen Majlinda Hoda.
Meqë është një nga futbollistët më të komentuar të momentit, nuk ka dyshim se publiku ka një interesim më të madh rreth jetës së tij private.
Për ata që nuk e dinë, e fejuara e Arbërit, është lindur dhe rritur në Suedi, gjersa ka studiuar në një nga universitetet më të njohura atje “Malmo”.
Duket se çifti janë njohur në Suedi pasi edhe ylli i futbollit është lindur atje, dhe kjo është një gjë më shumë që e lidhë dyshen.
Ndër tjerash, Majlinda shquhet për pamjen dhe më poshtë ua sjellim disa nga fotografitë e saj.
Theksojmë se Arbëri është renditur në dhjetë futbollistët më me së shumti paraqitje te Kosova, me mbi 15. /Telegrafi/