Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, ka ecur mirë në jetën personale që nga ditët e tij në Manchester United dhe tani është baba krenar i katër fëmijëve.
Cristiano gjithashtu ka qenë i lumtur me romancën e tij të dashurisë me modelen spanjolle, Georgina Rodriguez, gjatë pesë viteve të fundit.
Çifti jetojnë së bashku në Itali, dhe në nëntor të vitit 2017 ata njoftuan për lindjen e vajzës së vogël, Alana Martina.
Alana, tani 3 vjeçe, është më e vogla nga katër fëmijët e Ronaldos – ai tashmë është babai i djalit të madh Cristiano Jr, 7 vjeç, dhe binjakëve katërvjeçarë Eva dhe Mateo.
Legjenda portugeze e futbollit me krenari mban një fotografi të Georginas dhe fëmijëve të tij si foto të profilit në Instagram, dhe ndan rregullisht video dhe imazhe të tjera të tyre.
Georgina, e cila u rrit në Spanjë, por jetoi në Londër, gjithashtu është shumë aktive në mediat sociale.
Ajo ka një numër të madh prej 26 milionë ndjekësish në faqen e saj në Instagram, edhe pse shumë prej tyre vijnë nga partneri i saj, Ronaldo, i cili aktualisht ndiqet nga 333 milionë.
Biografia e saj në Instagram e përshkruan atë si ‘autore’ dhe bukuroshja është e prirur për mirëqenien dhe palestrën, duke postuar rregullisht video nga seancat e saj të stërvitjes.
Ajo u takua për herë të parë me futbollistin kur po punonte si asistente mode në dyqanin e ‘Gucci’ në Madrid.
E njëjta në shumë prej intervistave shtoi se ishte si ‘dashuri në shikim të parë’.
Dyshja thuhet se e ndajnë kohën midis rezidencës mahnitëse italiane dhe vilës në Madeira – edhe pse kjo tani mund të ndryshojë me rikthimin në Manchester.
Ronaldo qëndroi gjashtë vjet në Manchester, pasi nënshkroi për United në gusht 2003 por u largua nga klubi në 2009 për t’u bashkuar me Real Madridin. /Telegrafi/