Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të jashtëm ukrainas, ka publikuar identitetin e një rusi, që siç tha ai, është udhëheqësi i kolonisë së mercenarëve të Wagnerit, që u nisën mëngjesin e së shtunës drejt Moskës.
Ai shkroi në Twitter se Dmitry Utkin, është oficer i Forcave Speciale të Inteligjencës ruse, që njëkohësisht konsiderohet themeluesi i Wagnerit, transmeton Telegrafi.
Who is Dmitry Utkin, who reportedly leads the Wagner convoy headed toward Moscow now?
Born on June 11, 1970, Dmitry Utkin is a Russian intelligence special forces officer. He is considered to be the founder of the Wagner private military company.
It was his call sign -… pic.twitter.com/8LnYxY2Zh7
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 24, 2023
Utkin thirrej me emrin “Wagner” që u bë edhe emri simbol për këtë grup mercenar.
“I lindur më 11 qershor 1970, Dmitry Utkin, është një oficer i forcave speciale të inteligjencës ruse. Ai konsiderohet të jetë themeluesi i kompanisë ushtarake private, Wagner. Sipas GulagNet, ishte ai që po përgatitej të merrte përsipër një sërë objektesh të Drejtorisë kryesore të 12-të të Ministrisë së Mbrojtjes me një arsenal nuklear. Utkin po përgatiste këtë pjesë speciale të rebelimit ushtarak, ka shkruar këshilltari ukrainas. /Telegrafi/