Festimet e ditëlindjes për partneren e Conor McGregor, Dee Devlin, kanë nisur tashmë pavarësisht se dita e madhe nuk është deri më 9 gusht.
Luftëtari i UFC-së tashmë në rrjetet sociale ka folur për ditëlindjen e 34-të të Devlin dhe për të treguar dashurinë e tij për të.
“Shumë lajme të jashtëzakonshme po vijnë! Shihemi nesër. Është gjithashtu java e ditëlindjes së zemrës time Dee! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar McGregor në një postim në Instagram.
“Fëmijët të duan, bota të do fëmijë, Dee D së shpejti do të bëhet McG, mezi pres të martohem me ty vajzën e vogël, vazhdo të shkëlqesh, ti je drita jonë shkëlqyese, dielli im! Dashuria e jetës sime”, ka shkruar tutje ai në postim.
Por kush është partnerja e Conor McGregor
McGregor dhe Devlin janë bashkë për gati një dekadë tani dhe ata kanë tre fëmijë së bashku: Conor Jack Jr, Croia dhe Rian.
Ajo u rrit në Walkinstown të Dublinit. Ajo e la shkollën në moshën 15-vjeçare dhe bëri punë të ndryshme deri në moshën 20-vjeçare.
Ata u takuan në vitin 2008 dhe thuhet se ishte sensi i tij i humorit që i ra në sy.
Devlin së fundi nënshkroi me agjencinë e modelimit me bazë në Dublin Assets Model Agency. Ajo gjithashtu menaxhon financat, pajisjet dhe oraret e trajnimit të McGregor.
Shumë kanë pyetur veten se pse dyshja nuk janë martuar ende dhe nuk duket se ka një arsye zyrtare.
Megjithatë, kur ata të kurorëzojnë dashurinë, ka të ngjarë të jetë dasma më bujare dhe ekstravagante që shumë të ftuar nuk kanë pasur mundësinë të shkojnë ndonjëherë. /Telegrafi/