Telegrafi

Kush është i dashuri i Rita Orës, Romain Gavras?

Rita Ora dhe Romain Gavras (Foto: Gettyimages/Guliver)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është parë shpesh herë nën shoqërinë e Romain Gavras, që sipas shoqërisë së tyre ata tashmë janë ‘të dashuruar’.

Gavras është regjisor i klipeve muzikore, i cili ka punuar me emra të mëdhenj ndërkombëtarë, si M.I.A dhe Kanye West, shkruan The Sun.

(Foto: Alexandra Wyman/Getty Images/Guliver)

Kush është Romain Gavras?

Romain është një regjisor 39 vjeçar, me prejardhje nga Greqia dhe Franca.

Ai ka drejtuar klipin e këngës “Bad Girls të M.I.A në vitin 2012, me të cilin ka qenë fitues i çmimit të ‘MTV Video Music Awards’.

Lexo po ashtu Brenda resortit luksoz ku Rita Ora shijon pushimet, paguan 17 mijë euro për një natë

I dashuri i këngëtares po ashtu kishte qenë në prapaskenat e këngës “No Church”, nga rep-artistët Jay Z dhe Kanye West.

Përpos projekteve muzikore, në vitin 2013 dhe 2018 ai kishte punuar edhe filmat komedi.

(Foto: Robert Marquardt/Getty Images)

Ndërkaq, burimet afër këngëtares kanë thënë se ajo është në lidhje serioze me regjisorin e klipeve muzikore.

Në disa paraqitje të tij, Gavras kishte treguar se është rritur në Paris, ndërsa anën artistike e kishte marrë nga po i njëjti vend.

Si janë takuar Rita Ora dhe Romain Gavras?

Çifti kanë filluar lidhjen e tyre tash e katër muaj, ndërsa aq më shumë sa kalon koha, ata bëhen edhe më të afërt.

Rita kishte qenë duke shijuar një mbrëmje në qytet, ndërsa shkëndijat e para kishin filluar në po të njëjtin vend.

Një burim kishte thënë: “Rita kishte qenë duke shijuar mbrëmjen me shoqërinë, përfshirë edhe Fatonin. Por, ajo është në lidhje serioze me Romain dhe e dashuruar në të. Është hera e parë që ajo është në një lidhje serioze, pas sa e sa vitesh”.

Vlen të përmendet se Rita është ndarë Andrew Watt vitin e kaluar, ndërsa pas kësaj është aluduar për një lidhje me Joey Essex. /Telegrafi/