Miliona shikues anembanë globit janë duke ndjekur betejën ligjore midis yjeve të Hollywoodit, Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama po vazhdon, një yll i ri ka dalë në qendër të vëmendjes: avokatja e Depp, Camille Vasquez.
Avokatja e re nga Kalifornia ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve mes gjyqit që klienti i saj ka ngritur kundër ish-bashkëshortes së tij.
Vasquez, 37-vjeçare, është bërë një personazh i famshëm duke fituar fansa për stilin e saj të mprehtë ligjor.
Bluzat e bëra me emrin e saj dhe etiketimet lavdëruese po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Disa pjesë të shkurtra të avokates madje kanë shkaktuar parodi nëpër mediat sociale dhe kanë grumbulluar qindra miliona shikime.
“Unë jam ende një fanse e Johnny Depp”, thuhet në një nga postimet e shumta në Twitter për të. “Por tani jam edhe një fanse e Camille Vasquez”.
Por, kush është avokatja Camille Vasquez?
E lindur në San Francisko nga prindër kubanë dhe kolumbianë, Vasquez është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe në vitin 2010 u diplomua në Shkollën Juridike Jugperëndimore në Los Angeles.
Për katër vitet e fundit, ajo ka qenë bashkëpunëtore në “Brown Rudnick”, firma ligjore e profilit të lartë e kontraktuar nga Johnny Depp për ta përfaqësuar atë në rastin e tij kundër Heard.
Ajo është një nga nëntë avokatët e firmës së përfshirë në gjyq.
E njëjta është e specializuar në çështjet gjyqësore dhe arbitrazhin, me fokus në përfaqësimin e paditësve në rastet e tilla – siç ndodhet Depp.
Vasquez është ndoshta më e njohur për kundërshtimet e saj të shumta dhe për një sërë shkëmbimesh të tensionuara me Heard.
Gjatë dy ditëve të marrjes në pyetje, Camille u përpoq të hidhte dyshime mbi rrëfimin e artistes amerikane për martesën e saj me Depp.
Johnny e ka paditur Amber Heardin për shpifje për një opinion të artistes të bërë në vitin 2018 në Washington Post. /Telegrafi/