Me personazhe shumë të pëlqyera e të qeshura pafund, pritet të vazhdojë edhe sivjet seriali “O sa mirë”, i cili aktualisht është një ndër serialet më të shikuara në vendin tonë.
Pjesë e tij po ashtu vazhdojnë të jenë aktorët më të suksesshëm, ndërsa deri më tani është karakterizuar edhe me shumë vajza të bukura.
Megjithatë, duket se përveç ndryshimeve që janë bërë në sezonin e ri, këtë vit serialit do i shtohet edhe një vajzë tjetër e re.
Siç mëson Telegrafi, emrin e së cilës nuk do e bëjmë akoma publike, fjala është për një modele nga Prishtina, e cila jeton jashtë trojeve tona, por është rikthyer vetëm për këtë serial komik.
Me prurjen e re, “O sa mirë” do bëhet edhe më interesant, teksa protagonistët e kësaj komedie televizive si gjithnjë kujdesen për të krijuar sa më shumë momente të paharrueshme për publikun.
Në ndërkohë, xhirimet e këtij seriali kanë nisur javë më parë dhe që së shpejti pritet të prezantohet para jush.
Pas mbylljes së shkollës, hit-seriali do vijë me një koncept tërësisht ndryshe por natyrisht se do jetë edhe më i veçantë. /Telegrafi/