Site icon Telegrafi

Kush është Ashley Phillips, mbrojtësi 16-vjeçar që ka bërë për vete skuadrat e mëdha angleze

Ashley Phillips po konsiderohet si mbrojtësi i së ardhmes në Angli.

Tinejxheri anglez ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United.

Phillips është vetëm 16-vjeçar dhe luan në rolin e qendërmbrojtësit tek të rinjtë e skuadrës angleze Blackburn Rovers.

Qendërmbrojtësi i talentuar është 1,93 centimetra i gjatë, me shpejtësi dhe aftësi të mira për të luajtur me dy këmbët.

Ai është duke u konsideruar zbulimi më i madh i Blackburn Rovers ndër vite.

“Ashley është thjeshtë një djalë i ri fenomenal. Nëse do të krijonit një mbrojtës si do të dëshironit vet, atëherë ky fëmijë ka çdo atribut”, ka thënë trajneri i Blackburn, Tony Mowbray.

“Ai është ende një djalë i ri. Ai ka nevojë për kohë, prandaj ai po stërvitet me ekipin e parë në mënyrë që të ketë vetëbesim dhe të mësohet me nivelin e intensitetit”.

Blackburn Rovers po lufton për tu inkuadruar në Ligën Premier, derisa në Angli të gjithë janë në pritje të debutimit nga Phillips.

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se bardhekaltërtit po mundohen t’ia vazhdojnë kontratën xhevahirit të tyre, pasi nga ai pritet të fitojnë miliona euro në të ardhmen.

Gjithsesi përveç Chelseat dhe Manchester United, në garë për Phillips mbetën edhe skuadra të tjera si Tottenham Hotspur, Everton dhe West Ham United. /Telegrafi/

Exit mobile version