Telegrafi

Kush është Armin Laschet, lideri i ri i CDU-së – ndoshta edhe kancelari i ri i Gjermanisë?

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel – CDU tanimë ka një lider të ri, ai quhet Armin Laschet.

Dhe po ky burrë ishte ai që konsiderohej të jetë një nga kandidatët më të fuqishëm për të fituarën garën për këtë post.

Por kush është Armin Laschet?

Armin Laschet konsiderohej të jetë një nga kandidatët që ka më shumë të ngjarë ta mbajë partinë në të njëjtën linjë me Merkel – një qasje liberale sociale, e shoqëruar me virtytin fiskal.

Në vitin 2017, ai mundi Social-Demokratët në ish-fortesën e tyre në Nordrhein-Westfalen, në Gjermaninë perëndimore dhe një nga rajonet më të mëdha të vendit.

Ai u bë kryeministër dhe ka qeverisur si pjesë e një koalicioni me FDP.

Lexo po ashtu Armin Laschet zgjidhet udhëheqësi i ri i CDU-së së Angela Merkel

Laschet e ka përdorur këtë përvojë qeveritare në shtetin më të populluar të Gjermanisë për të bërë fushatë për postin më të lartë të CDU-së, përcjell Telegrafi.

“Është mirë të kesh udhëheqës partie të cilët gjithashtu kanë përgjegjësi qeveritare”, ka thënë ai për Der Spiegel.

Siç ishte thënë, 59-vjeçari thotë se ai dëshiron ta sjellë Gjermaninë “të azhurnuar” për vitet 2020 dhe të rregullojë “mangësitë” që ka zbuluar pandemia e COVID-19.

Si erdhi deri te zgjedhja e tij?

Pasi Merkel u tërhoq në vitin 2018 dhe pasardhësja e saj e zgjedhur Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) u largua, tre persona po pretendonin të zgjidhen si udhëheqësi i ri i CDU-së dhe ta çojnë partinë në një epokë të re.

Dhe kjo nuk është e vetmja gjë, pasi që siç vlerësohet nga mediat, kushdo që fiton mund të pasojë gjithashtu Merkel si kancelare dhe do të ishte udhëheqës de facto i Evropës.

Sipas Euronews, 66-vjeçarja thotë se ajo do të tërhiqet përpara zgjedhjeve federale të planifikuara të zhvillohen në shtator.

Me zgjedhjen e Laschet, partia e kancelares Angela Merkel e qendrës së djathtë vlerësohet se ka dërguar një sinjal të vazhdimësisë, pak muaj para zgjedhjeve në të cilat votuesit do të vendosin se kush bëhet kancelari i ri.

Laschet mundi Friedrich Merz, një konservator dhe një rival i Merkelit, në një kongres online të shtunën të partisë.

Laschet fitoi 521 vota kundrejt 466 të Merz; një kandidat i tretë, ligjvënësi i shquar Norbert Roettgen, u eliminua në një raund të parë votimi.

Votimi i së shtunës nuk është fjala e fundit se kush do të kandidojë si kandidat i qendrës së djathtë për kancelar në zgjedhjet e Gjermanisë në 26 shtator, por Laschet ose do të kandidojë për kancelar ose do të ketë një ndikim të madh rreth zgjedhjes së tij.

Merkel, e cila ka qenë kancelare që nga viti 2005, njoftoi në fund të vitit 2018 se nuk do të kërkonte një mandat të pestë. Ajo gjithashtu u tërhoq nga udhëheqja e CDU. /Telegrafi/