Zoran Zaev dje ka mbajtur seancën e parë e qeverisë së re të Maqedonisë por ndërkohë ka gjetur kohë edhe për një takim shumë të rëndësishëm për të, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zaev u takua me Aleksandar Rodic, President i Adria Media Group.
Takimin me Rodic, Zaev e përshkruajti:
”Do të mundësojmë kushte për media të lira dhe gazetari profesionale”
Përndryshe Rodic është pronar i disa mediumeve në Serbi ndërsa gjithashtu përfaqëson në Serbi edhe brende të famshme ndërkombëtare të cilat njihen për përmbajtjen dhe për imazhin.
Adria Media Group tani për tani ka:
-Një gazetë ditore: Kurir,
-Disa revista të cilat prodhohen dhe distribuohen nëpër të gjithë Serbinë:
COSMOPOLITAN, MEN’S HEALTH, NATIONAL GEOGRAPHIC, ELLE dhe NEWSWEEK.
-Disa portale që përkthehen në serbisht: COSMOPOLITAN, MEN’S HEALTH, NATIONAL GEOGRAPHIC, ELLE dhe NEWSWEEK.
Pritet që të shihet rezultati dhe frytet e këtij takimi në mes Rodic dhe Zaev. /Telegrafi/