Site icon Telegrafi

Kush është Alberto Costa dhe si mund ta ndihmojë Juventusin nënshkrimin më i ri

Media të shumta në Itali pretendojnë se Juventusi ka siguruar një marrëveshje për të nënshkruar me Alberto Costan nga Vitoria Guimaraes, duke i ndihmuar Bianconerët të rreshtohen më mirë në mbrojtje me blerjen e tyre të re.

Juventusi është gati të mirëpresë mbrojtësin portugez Alberto Costa i cili iu ka kushtuar 13 milionë euro.

21-vjeçari është produkt i FC Tirsense dhe Vitoria Guimaraes Academy, të cilës i është bashkuar në vitin 2013.

Costa është një mbrojtës i djathtë natyral, që do të thotë se ai do të luftojë me Nicolò Savonan për një vend titullari në mbrojtje.

Juventusi, në fakt, pritet të ndërpresë kontratën e Danilos në ditët në vijim pasi braziliani nuk po ftohet në skuadër nga fundi i vitit 2024.

Lexo po ashtu Juventus bën goditjen e parë në afatin kalimtar të janarit, Alberto Costa vishet bardhezi

Andrea Cambiaso do të lëvizë në krahun e kundërt, me Costan që starton si mbrojtës i djathtë.

Italiani ka pasur vështirësisë fundmi, por Thiago Motta zbuloi të shtunën se ish-mbrojtësi i Genoas ka qenë duke u stërvitur dhe duke luajtur nën injeksione qetësuese.

Një mbrojtës që luan me këmbë të djathtë, Costa është mjaft i fortë fizikisht, duke qenë së është edhe 186 cm i gjatë.

Ai ka dhënë tre asistime dhe ka shënuar një gol në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Nënshkrimi i ri i Juventusit së fundmi ka kryqëzuar rrugët me një klub italian, duke takuar Fiorentinën në Ligën e Konferencës në fund të dhjetorit.

Costa ka bërë dy paraqitje me Portugalinë U20 , me të cilën debutoi në mars 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version